Filmi që tregon rëndësinë që ka kinemaja në jetën kulturore, vjen sonte me fillim nga ora 19:30, në kinemanë e qytetit të Pejës, “Jusuf Gërvalla”. Koordinatorja e projekteve të Anibar, Arlinda Kastrati, tregon për Radio KFOR-in pse duhet të shkojmë ta ndjekim “Cinema Paradiso”:
“Filmi ‘Cinema Paradiso’, është film italian i cili ka fituar shumë çmime dhe historia e këtij filmi fillon me një djalë dhe për dashurinë që ai e fiton për kinemanë. Njëherit, ky film tregon për rëndësinë që e ka kinemaja dhe rolin që e luan për zhvillimin e jetës kultuore të çdo qyteti. Andaj i ftoj të gjithë qytetarët të vijnë në këtë event, i cili është falas dhe i hapur për të gjithë”.
Duke shpalosur rëndësinë që ka kienamaja, “Cinema Paradiso” tregonn historinë e jetës së djalit Salvatore, i cili është i magjepsur nga kinemaja e vogël lokale në fshatin e tij rural në Sicili. Më vonë, Salvatore lë fshatin e tij të vogël dhe realizon ëndrrën e tij për t’u bërë një regjisor i suksesshëm.