Ishte viti 1960, atëherë kur historia e muzikës ndryshoi përgjithmonë, kur rock bendi i njohur The Beatles, u prezantuan para botës për herë të parë duke u kthyer në një sensacion muzikor në gjithë botën për muzikën, tekstet dhe stilin e tyre të këndimit.
Tani, pas shumë vitesh, ky bend cilësohet si një nga bendet më me influencë në botë dhe për nder të tyre, data e sotme 25 qershori, shënon ‘Ditën Globale të bendit The Beatles’. Dita grupit muzikor The Beatles u krijua nga një fans i grupit, Faith Cohen në vitin 2009, si një falënderim për punën dhe karrierën e tyre të pasur muzikore. Kjo datë përkon edhe me performancën e tyre të famshme në BBC, në vitin 1967, të këngës “All You Need Is Love”. Me këtë performancë ata vodhën vëmendjen e miliona fansave në gjithë botën.
Me shitje prej më shumë se 400 milionë albumeve, The Beatles janë artistët me albumet më të shitura të të gjitha kohërave. The Beatles cilësohen nga kritikët muzikorë botëror, si një nga bendet më me ndikim të shekullit 20-të.