Në raportin ditor të publikuar sot (25.06.24) nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur për statistikat e aksidenteve dhe gjobave në trafik në vendin tonë. Sipas Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, është shënuar 1 vet-aksident me fatalitet, janë evidentuar 33 aksidente trafiku me të lënduar, 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1.737 tiketa trafiku.
Policia e Kosovës në vazhdimësi bënë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në trafik të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti në parandalimin e aksidenteve, që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda apo edhe me humbje jete.
| STATISTIKAT E PËRGJITHSHME NGA POLICIA E KOSOVËS: |
||||||||||||||||||
|







