– Me 25 qershor, të vitit 2016, kitara ‘Yellow Cloud’, të cilën këngëtari i ndjerë Prince e kishte shumë për qejfi, arriti që të shitej në një ankand për 137.500 dollarë.
– Me 25 qershor, të vitit 2009, këngëtari Michael Jackson, u gjet i vdekur në moshën 55 vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Angeles, në Kaliforni.
– Në këtë datë, të vitit 1984, këngëtari Prince, lansoi albumin e tij të gjashtë me radhë, të incizuar në studio, të cilin e titulloi ‘Purple Rain’. Albumi në fjalë, ishte albumi i parë, që Prince e realizoi në bashkëpunim me bendin e tij The Revolution. Dy nga këngët e këtij albumi ‘When Doves Cry’ dhe ‘Let’s Go Crazy’, arritën në pozitat e para në top-listat muzikore në shumë vende të botës.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, kitaristi i grupit Red Hot Chili Peppers, Hillel Slovak ndërroi jetë në moshën 26 vjeçare, nga mbi doza me substanca narkotike.