Kinemaja Cineplexx vazhdon të befasojë publikun në kinematë e tyre ne Prishtinë dhe Prizren me premierat filmike botërore. Me 3 mars kjo kinema do të organizojë ngjarjen ‘Premiere Night’, duke sjellur në ekranet e tyre filmin ‘The Batman’. Kjo mbrëmje do të filloj nga ora 18:00 në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren.
Filmi në fjalë në zhanrin aksion/krim sjellë në rolet kryesore aktorët e njohur Robert Pattinson dhe Zoe Kravitz.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmit mund t’i gjeni përmes aplikacionit CineplexxKS apo uebfaqes http://www.cineplexx-ks.eu/.