Muajin e kaluar, revista 4You Magazine filloi lojën shpërblyese, të cilën këtë muaj, do e vazhdoj Radio KFOR-i dhe kështu deri në fund të këtij viti, do të kemi lojëra shpërblyese të njëpasnjëshme.
Duke filluar nga dita e sotme, 1 mars, Radio KFOR-i fillon lojën e madhe shpërblyese, pjesë e së cilës mund të bëheni edhe ju, nëse plotësoni këto kushtet e mëposhtme:
- Të jeni banor i përhershëm i Kosovës;
- Nëse keni familjarë që punojnë në KFOR, nuk keni të drejtë të merrni pjesë në këtë konkurs;
- Duhet të përcillni (Follow) faqet e Instagramit @radiokforshqip si dhe të pëlqeni (Like) faqen tonë në Facebook, Radio KFOR 90.2 Shqip;
- Fituesi do të shpallet me tërheqje shorti, në fund të muajit mars
- Të përgjigjeni saktë në pyetjet për lojën tonë shpërblyese
Përcjelli faqet tona në rrjete sociale, pëlqeni ato, përgjigjuni saktë dhe FITONI!