Në gjithë botën, tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë.
Gjatë tërë muajit tetor mbahet fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
Ky muaj shënohet edhe në Kosovë, me organizimin e aktiviteteve të ndryshme, siç është marshi solidarizues, mamografi falas për gratë mbi 40 vjeçare si dhe ligjërata informuese me qëllim të vetëdijesimit të grave për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit, që nënkupton se 1 në 8 gra është e rrezikuar nga kjo sëmundje.
Ndërsa, sipas të dhënave të organizatave botërore të shëndetësisë, çdo vit në mbarë botën preken 2.1 milionë gra nga kanceri i gjirit.