Sonte në Prishtinë do të mbahet Nata e Poezisë: Pasqyrë, organizuar nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”.
Nata e Poezisë do të mbahet me Agon Rexhepin, ndërsa do të fillojë në orën 19:00.
Organizatorët kanë thënë se në këtë event, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin pasqyrën dhe të dëgjojnë reflektimin e botës së brendshme të Agon Rexhepit.
“Poezia është pasqyrë e veçantë, përmes së cilës njerëzit reflektojnë ndjenjat e tyre, përjetimet dhe mendimet e “burgosura”. Nga kjo pasqyrë reflektohen copëza lumturie, dhimbjeje, frike, malli, guximi dhe dashurie”.
Eventi mbahet në kuadër të programit Poetry Night në Project Space, i cili mbështetet nga Swiss Cooperation Office,në Kosovë.