Meqenëse të gjithë jemi pjesë përbërëse e natyrës dhe e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë lidhet me diversitetin biologjik, e në anën tjetër është pikërisht faktori njeri, ai i cili po shkatërron mjedisin, bota mbarë, çdo ditë e më shumë po pëson dëmtime të mëdha mjedisore, të cilat po i shkakton vet.
Pikërisht për mjedisin do të diskutohet sot (1 tetor), në qendrën “Termokiss”, në Prishtinë, nga ora 19:00-21:00, me ç ‘rast do të flitet për ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit, mbipërdorimin e plastikave, ndërtimin e hidrocentraleve e termocentraleve, ngrohjen globale dhe ndryshimin klimatik.
Siç njofton Edonis Hashani nga qendra “Termokiss”, në këtë takim do të konkretizohen idetë e pjesëmarrësve drejt realizimit të një vizioni të përbashkët për një të ardhme të pastër e të qëndrueshme.