Termokiss nga sot (07.12.18) dhe përgjatë muajit dhjetor do të mbaj “Punëtori Programimi”.
Ky aktivitet ka për qëllim që të inkurajoj dhe aftësoj të gjithë ata që kanë kureshtje rreth programimit, zhvillimit të aplikacioneve, implementimit të algoritmeve, mënyrës se si funksionojnë programet dhe paisjet elektronike digjitale, fazave të zhvillimit të një projekti, veglat dhe gjuhët programuese që duhet të përdoren si dhe rrugën më të shpejtë të mundshme për të arritur deri tek produkti dhe përgatitjen për tregun e punës.
Gjatë kësaj periudhe, Termokiss së bashku me pjesëmarrësitë do të zhvilloj web-faqen e “Termokiss”, duke aftësuar pjesëmarrësit edhe rreth Webfundamental: UX/UI (Wireframe dhe Design) , HTM5, CSS3, JavaScript – Git (komandat bazike) dhe MERN Stack (Mongo, Express, React dhe NodeJs).
Punëtoria fillon nga ora 17:30 me ligjërues Driton Haxhiun, është pa pagesë si dhe e hapur për të gjithë.