Për të gjithë ata që pëlqejnë debatet e strukturuara online, gjatë datave 08, 09 dhe 14 Dhjetor 2018, do të organizohet turneu kombëtar i debatit “Kosova Open 2018″, me temë ”luftimi i korrupsionit”.
Përkitazi me këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi menaxherin e programeve në organziatën jo qeveritare “Iniciativa për Progres”-INPO, Shpend Mustafa, i cili na tregoi më shumë për përmbajten e këtij aktiviteti:
“Në këtë ngjarje marrin pjesë mbi 80 të rinj të komunave të ndryshme të Kosovës, nxënës të shkollave të mesme të larta dhe student të universiteteve dhe kolegjeve private, të cilët do të garojnë ndërmjet vete në formatin e strukturuar të debatit British Parliamentary, format që përdoret më së shumti në botë” theksoi Mustafa, duke nënvizuar poashtu edhe rëndësinë e këtij organizimi, i cili, siç theksoi ai, zhvillon mendimin kritik dhe rritë aftësitë e të rinjve për të folurit në publik dhe argumentim.
“Kosova Open 2018” organizohet nga Iniciativa për Progres – INPO dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Amerikane në Kosovë.