Të premten (16 mars), nga ora 19:30, “Termokiss” do të shfaq online dramën “Yjësitë”, me regji nga Nol Sahatçiu dhe Feray Derviş.
Shfaqja “Yjësitë”, me skenar të Nick Payne, trajton tema të shumta të ndjeshme, që në thelb kanë lidhjen komplekse mes dy protagonistëve dhe rëndësinë e vendimeve të tyre.
Qendra “Termokiss” e cila drejtohet nga komuniteti në Prishtinë, njofton se të gjithë të interesuarit mund të qasen falas në facebook-un e “Termokiss-it” në adresën https://www.facebook.com/Termokiss , për të shikuar shfaqjen “Yjësitë”: