Një person i sigurt i gëzon, frymëzon dhe gjithashtu frymëzon besimin edhe tek të tjerët. Me pak fjalë, vetëvlerësimi është mendimi juaj për veten dhe aftësitë tuaja. Mund të jetë i lartë, i ulët ose diku në mes. Ndërsa të gjithë herë pas here kanë dyshime për veten e tyre, vetëvlerësimi i ulët mund t’ju lërë të ndiheni të pasigurt dhe të pamotivuar.
Sido që të jetë, nëse po pyesni se si ta përmirësoni vetëvlerësimin tuaj?!, – Radio KFOR-i ka kontaktuar psikologen, Dafina Prokshi, për disa këshilla:
“Niveli optimal i vetëbesimit është i domosdoshëm për të jetuar normal dhe për të pasur suksese në jetë. Nëse gjeni veten tek simptomat e depresionit, ju keni nevojë të bëni një vlerësimin për të parë nivelin e vetëbesimit tuaj. Këta persona me që nuk kanë vetëbesim, nuk ka guxim për të marrë ndonjë vendim ose për të ndërmarrë ndonjë veprim, ngase frika e dështimit mbizotëron gjithmonë. Ai apo ajo ka frikë nga idetë e njerëzve të tjerë, heziton të shprehë ose mbrojë idetë e veta dhe menjëherë tërhiqet kur sheh një kundërshtim. Por, si çdo psikolog edhe unë rekomandoj që këta persona të këshillohen me profesionist për të ngritur vetëbesimin dhe për të përmirësuar të jetuarit.”
Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të i vendosni vetes një qëllim, siç janë p.sh. ushtrimet sportive. Arritja e qëllimeve tuaja do të ndihmojë për të rritur vetëvlerësimin tuaj.