Me 14 prill te vitit 1963, The Rolling Stones teksa performonin në The Crawdaddy Club, pjesë e publikut ishin edhe katër anëtarët e bendit The Beatles.
Në këtë datë të vitit 1967, David Bowie lansoi singlin që u quajt inovacion nën tiltullin ‘The Laughing Gnome’. Kënga që sillte zërin e këngëtarit duke bashkëbiseduar me krijesa jonjerëzore, u shndërrua në hit dhe shpejt e gjeti vetën në top 5-shen britanike.
Në vitin 1969, u lansua kënga ‘The Ballad Of John and Yoko’ nga dy anëtarët e Beatles, Paul McCartney dhe John Lennon. Derisa Paul ishte i ngarkuar për të luajtur në bass, baterie piano, Johnit iu kishte besuar kitara dhe vokali kryesor.