Mundësuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Innovation Centre Kosovo, të hënën (11 mars), nga ora 17:00 organizon aktivitetin e hapur që ka të bëjë me teknikën, mediat dhe trendet e biznesit, të shpjeguara nga Ari Zoldan.
Ari Zoldan është udhëheqës i Quantum Media Group, një kompani globale marketingu dhe mediatike, me qendër në New York City. Si një personalitet me renome, z. Zoldan mund të shihet rregullisht në FOX News, CNN dhe CNBC duke mbuluar temat për teknologjinë, biznesin dhe inovacionin. Ai është një burim i shpeshtë për gazetarët dhe citohet rregullisht në mediat kryesore. Gjithashtu z. Zoldan i mban kredencialet e shtypit në Kapitol Hill dhe Kombet e Bashkuara si dhe është anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në Washington DC.