Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, sot (6 mars), organizon mbrëmje me poezi, të titulluar “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, ku poetët si: Ilire Zajmi, Shpëtim Selmani & Nora Prekazi; artistet Melihate Qena, Anisa Ismaili, Denis Galushi, Qendresa Kajtazi dhe Daniela Markaj si dhe muzikantët Driton Berisha vokal/kitarë dhe Avni Mustafa – kajon, do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
“Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, mbahet në librarinë “Dukagjini”, në Prishtinë, nga ora 19:00 dhe implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.