8 Marsi po ofron , mirëpo bashkë me të po afrohen edhe shumë aktivitete që do të mbahen për ta shënuar këtë ditë. Qendra BoneVet në Prishtinë, me këtë rast do të hap dyert për gratë dhe vajzat që të marrin pjesë dhe të shohin nga afër aktivitetet që përfshijnë teknologjinë, ndërtimin, lojën e fuqizimin e tyre! BoneVet beson në mundësi të barabarta për të gjithë, duke ju dhënë informata, sidomos nga fushat Shkencë, Teknologji, Inxhinieri e Matematikë (STEM).
Ngjarja e lartpërmendur fillon nga ora 14:00 – 16:00, në selinë e BoneVet në Prishtinë, Rr. Tirana “Prime Group” C4/2 (Përballe stacionit të trenave). E për të konfirmuar pjesëmarrjen, duhet të kontaktoni këtë adresë: prishtina@bone.vet