Projekti multietnik “Tech Heroes”, për të tretën herë me radhë po organizojnë trajnime falas në programimin e aplikacioneve, duke ju ofruar mundësi të rinjve në zgjidhje të problemeve/sfidave në komunitet, përmes inovacioneve teknologjike.
Njoftohet se ky projekt do të implementohet në 9 komuna të Kosovës, duke punuar afërsisht me rininë e këtyre komunave për të vlerësuar nevojat e tyre digjitale, forma për t’i përshtatur këto nevoja me kërkesat e shekullit 21 dhe duke identifikuar mënyra, për t’i motivuar për angazhim më të lartë rreth zhvillimit të tyre teknologjik.
Për të qenë pjesë e projektit “Tech Heroes”, të interesuarit mund të aplikojnë përmes kësaj vegëze më poshtë lajmit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfNhzGZjZY5GfKbX57o9lSCi_NmybMLFMq6OLIdFVR3Cgu8xQ/viewform