Përveç bukurisë natyrore, Kosova është e pasur edhe me etni të ndryshme të cilët jetojnë, veprojnë dhe ndajnë kulturat e tyre së bashku, si shqiptarë, serbë, turq, goranë, boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë.
Se marrëdhëniet mes tyre janë të mira e pohojnë edhe vet pjesëtarët e komuniteteve, jo shumicë, që për Radio KFOR-in u shprehën:
– “Jam Sinisa Todorovic. Sa i përket situatës së përgjithshme, deri më tani, probleme nuk kemi. Shqiptarët janë korrekt. Me shqiptarë shoqërohemi për kafe, ata vijnë edhe në shtëpinë time. Gjithçka është normal.”
– “Unë jam Magbule Hovarda, jam turke. Jetoj në Prishtinë. Këtu kaloj shumë mirë, nuk kam ndonjë problem. Në këtë lagje ku jetoj ka shqiptarë, rom, boshnjak, turq dhe shumë mirë e kalojmë mes vete. Askush nuk na ngacmon, prandaj duhet të jetojmë të gjithë bashkë.”
– “Unë jam Ajshe Bjellak, vij nga komuniteti boshnjak. Ka disa vite që jetoj në Kosovë, ku e kam mësuar gjuhën shqipe dhe turke. Kam shoqe shqiptare, turke, ku kalojmë mirë dhe jam shumë e kënaqur. Të gjithë duhet të jetojmë së bashku se Kosova është e të gjithëve.”
– “Bekrije Kondeshi, jam rome. Unë nuk kam problem as me shqiptarë e as me serbë, por në fakt e kaloj mirë me të gjithë. Të gjithë duhet të jemi bashkë, sepse kjo është më mirë për të gjithë.”
Duke u shoqëruar dhe duke respektuar njëri –tjetrin ne bëhemi shembull i mirë edhe për gjeneratat e ardhshme!