‘Forumi për Iniciativa Qytetare’ (FIQ), ka filluar implementimin e projektit “Ambasadorët e rinj”, projekt ky i cili ka për synim të zhvillojë dhe të forcojë aktivizimin rinor me projekte e iniciativa të ndryshme, të cilat do të ndikonin në zhvillimin e komunitetit.
Përmes këtij projekti, ftohen të rinjtë e moshave nga 16 deri në 25 vjeç, që të aplikojnë për grante, me idetë e tyre kreative nga fusha e sportit, shëndetësisë, gazetarisë dhe inovacionit.
Shuma maksimale e grantit që do të fitohet është 500 Euro, por pas monitorimit dhe mentorimit, kjo shumë edhe mund të shtohet.
Afati i fundit për aplikim është data 20 shtator. Për pyetje dhe sqarime shtesë, ju mund të shkruani në e-mailin: ambasador@fiq-fci ose të kontaktoni në numrin e telefonit: +383 (0) 38 610 677.