Teatri Oda po shënon 20 vjetorin e themelimit, e për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, sonte (06.03.23), në mbrëmje do të jepet premiera e shfaqjes ‘Arbri’, nga ora 20:00. Regjinë dhe tekstin e shfaqjes ‘Arbri’, e ka përgatitur Lirak Çelaj dhe për publikun ajo do të luhet nesër më 7 mars, më pas me 16 mars si dhe në fund të muajit, me datën 30 mars.
Në kuadër të muajit mars, do të ketë edhe shfaqje tjera, si leximi skenik nga Shpëtim Selmani, i cili do të mbahet më 10 mars, me titull “Fajin e ka Bill Gates”, përderisa shfaqjet tjera që luhen në ‘Oda’ gjatë marsit janë: “Sikur kjo të ishte shfaqje…”, “Pas’humbja”, “Stiffler”, “Burrnesha” dhe “Pesë stinët e armikut të popullit”.