– Më 6 mars, të vitit 2000, figura e këngëtarit Eric Clapton, u fut për të tretën herë me radhë, në muzeun Rock & Roll Hall of Fame. Kitaristi, këngëtari dhe kompozitori anglez, Eric Clapton, është i vetmi artist i cili ka tre figura të tij apo tre paraqitje të ndryshme, në muzeun Rock & Roll Hall of Fame.
– Në datën e sotme, të vitit 1966, The Rolling Stones filluan të regjistrojnë hitin e tyre tashmë të firmosur “Paint It Black”. Kënga përfundoi disa ditë më vonë dhe u publikua në muajin maj të atij viti. Deri në fund të 1966-ës, “Paint It Black” kryesoi top-listat në Angli, Kanada, SHBA dhe Holandë.
– Më 6 mars, të vitit 1976, kompania ‘EMI Records’, ri-publikuan 23 këngët e bendit The Beatles dhe secila nga ato këngë arriti që të zë një vend në top listën muzikore britanike ‘UK Charts’.
– Në po këtë datë, të vitit 1994, këngëtari Frank Sinatra, u rrëzua në skenë, gjatë koncertit të tij të mbajtur në Virgjinia.