– Më 7 mars, të vitit 1998, Madonna kryesonte top listat muzikore botërore, me këngën “Frozen”, e cila u bë një hit mbarë botëror atë vit.
– Më 7 mars, të vitit 1962, rock bendi britanik The Beatles, incizuan paraqitjen e tyre të parë në radio, për programin “Teenager’s Turn – Here we go”, në kanalin televiziv BBC.
– Në këtë datë, të vitit 1975, artisti David Bowie, publikoi albumin e tij të nëntë me radhë të incizuar në studio, të cilin e emërtoi “Young Americans”. Me këtë album, Bowie shfaqi interesimin e tij edhe për zhanrin muzikor R&B. Me këngën e titulluar “Fame”, ai u radhit i pari në top listën muzikore në SHBA ‘US Hit Single’.