Në Teatrin Oda në Prishtinë, këtë të premte (31.05.24), do të jepet premiera e shfaqjes më të re të Qendrës Multimedia “Të bardhët”, e autorit amerikan Steven Leigh Morris, në regji të Besim Ugzmajlit.
‘Të bardhët” është një satirë sociale për një liberal të moshuar, një të ri progresiv dhe një populist që bëhen bashkë dhe kuvendojnë. Në këtë shfaqje luajnë Shpëtim Selmani, Verona Koxha dhe Bujar Ahmeti.
Drejtor artistik i produksionit është Mentor Berisha, kostumografe Njomza Luci, kompozitor Memli Kelmendi, kurse dramën e ka përkthyer Qerim Ondozi.
Shfaqja do të jepet me fillim prej orës 20:00, në ambientet e Teatrit Oda.