– Me datën 29 maj, të vitit 1962, këngëtari, kantautori dhe njëherit pianisti, Ray Charles triumfoi në kategorinë ‘Best Rhythm & Blues Recording’, në ceremoninë Grammy Awards, me superhitin e tij “Hit The Road Jack.”
– Në po këtë datë, të vitit 1983, grupi Kiss, mbajtën koncertin e tyre të fundit. Në këtë koncert ata u paraqitën me fytyra të maskuara, duke krijuar një imazh të ri të tyre. Grupi u ribashkua, në vitin 1996.
– Në këtë datë, të vitit 1984, këngëtarja Tina Turner, lansoi albumin e saj ‘Private Dancer’. Albumi pati një sukses shumë të madh komercial mbarë botëror, duke fituar certifikime të shumëfishta platinium dhe deri më sot, mbetet albumi më i shitur i këngëtares, në Amerikën e Veriut.