Teatri Kombëtar i Kosovës po vazhdon provat për shfaqjen e radhës bazuar në dramën “Martesa” nga autori polak, Witold Gombrowicz. Aktorët të cilët do të luajnë në këtë shfaqje janë: Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buqaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.
Premiera e shfaqjes jepet këtë muaj, më saktësisht me datën 20 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.







