Forcat e Armatosura të Zvicrës (SWISSCOY) me bazë në Aeroportin e Sllatinës, po kërkojnë të punësojnë një Kuzhinier/e. Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit të KFOR-it, i cili është në dispozicion në faqen zyrtare të NATO’s dhe atë ta dërgojnë me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int.
Për të aplikuar për pozitën Kuzhinier/e, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
Përfundim i arsimit të mesëm.
Të kenë trajnim kulinar në një institut të njohur.
Katër vjet përvojë pune si kuzhinier/e në restorante.
Eksperiencë pune në ekip.
Të di të flas gjuhën angleze.
Përfitimet për të punësuarin/ën në këtë pozitë, janë:
Orar pune 40 orë në javë.
Pagë bruto në muaj 1.307 €.
Sigurim shëndetësor, pushim vjetor, pushim special dhe festa zyrtare.
Për shkarkim të Formularit të Aplikimit dhe detaje të tjera rreth kësaj pozite, të interesuarit mund të vizitojnë faqen e NATO’s në internet, në adresën: jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local
Afati i fundit i aplikimit për pozitën Kuzhinier/e, është data 16 shtator, 2024.







