Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në ‘Grand Prix’, që u zhvillua në Tel Aviv të Izraelit, duke mposhtur izraeliten Gili Cohen.
Majlinda ka arritur që të mund Cohen në kategorinë deri 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda. Deri tek medalja e artë ajo arriti duke mposhtur fillimisht xhudisten nga Gjeorgjia Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.
Majlinda së fundmi po përgatitet për pjesëmarrjen e saj për mbrojtjen e titullit të kampiones në kampionatin botëror 2020, që do të mbahet në Tokio.