Organizata joqeveritare “Iniciativa për Progres – INPO”, sot (12.12.18) organizon një koncert, me qëllim të mikpritjes së fëmijëve të riatdhesuar si dhe promovimit të sjelljes sociale në shoqëri për një jetë me dinjitet dhe të barabartë për të gjithë.
Organizata në fjalë fton të gjithë ata që do ta përcjellin koncertin, të sjellin dhurata (diçka të tyre që kanë për zemër), mandej ato dhurata do t’iu dërgohen fëmijëve të kthyer dhe fëmijëve që janë me kushte më të rënda sociale.
Koncerti mbahet në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullau”, në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00.