Organizata bamirëse „Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” për të tretin vit me radhë, lumturon fëmijët skamnorë, duke u dhuruar dhurata për festat e fundvitit. Kampanja bamirëse “Përgatite dhuratën vet, jep dashni për dikë që se pret”, mirëpret të gjithë bamirësit që të dhurojnë dhe të ndihmojnë në ofrimin e dhuratave për këta fëmijë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj kampanje, Radio KFOR-i kontaktoi drejtoreshën e Organizatës Bamirëse „Nëna dhe Fëmijë të Lumtur“, Edita Duli, e cila tha: „ Gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it u bëjë thirrje të ndihmojnë në grumbullimin e dhuratave për festat e fundvitit, për fëmijët e familjeve në nevoj. Dhuratat duhet te përmbajnë gjëra ushqimore: të ëmbla e të njelmëta, ndonjë libër, lodër, fletore për ngjyrosje etj. Dua të ju njoftoj që dhuratat nuk duhet të kenë veshmbathje.“
Më tutje, Edita njoftoi se dhuratat duhet të kenë të shënuar moshën dhe gjininë që ju ia dedikoni. Dhuratat pranohen çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00, deri më 28 dhjetor.