Java e fundit e muajit prill, ka sjellë lajme të reja në shumë fusha të teknologjisë. Nga çipat DDR5, telefoni i lojërave Redmi K40, eksperimentet me Intelegjencën Artificiale të kompanisë SONY, e deri tek ndryshimet e reja në platformat Zoom dhe Spotify.
Dy prodhues të moduleve të memorieve kineze, kanë konfirmuar se modulet e para të memorieve DDR5, dolën nga linjat e prodhimit, vetëm disa javë pasi Micron dorëzoi çipat e parë në fabrikat e prodhimit. Në anēn tjetër telefoni i lojërave Redmi K40, thuhet se do të ketë një bateri 5065 mAh, me mbështetje për rimbushje 67W. Kjo e bënë këtë pajisje, modelin më të mirë Redmi K40, për sa i përket baterisë dhe shpejtësisë së rimbushjes.
Kompania SONY në anën tjetër, ka patentuar një eksperiment me IA “të çuditshëm”. Bëhet fjalë për një bot që analizon mënyrën tuaj të të luajturit lojëra, mëson një sërë sjelljesh dhe studion vendimet që merrni. Në shikim të parë, ideja duket e pakuptimtë, por teknologjia mund të shërbejë si asistent për personat me aftësi të kufizuara.
Të reja ka sjellë edhe Zoom, ku ka prezantuar një shërbim të ri të quajtur ‘Immersive View’, i cili do të jetë i qasshëm nga të gjithë përdoruesit ‘free’ dhe ‘pro’ që marrin pjesë në takimet e Zoom, me 25 persona pjesëmarrës të takimeve, përderisa Spotify dha lajmin për ‘Abonimet me pagesë në podcast’ , duke lejuar autorët të fitojnë para nga emisionet e tyre.