Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me Instagram-in. Rrjeti social ka lëshuar në treg një aplikacion të ri të quajtur Edits, i cili është krijuar për të konkurruar me TikTok-un në fushën e videove të shkurtra. Ky njoftim vjen në mes të tensioneve ligjore që ka krijuar TikTok-u në SHBA.
Të reja këtë javë kemi edhe nga Google, kompani kjo e cila ka përditësuar modelin Gemini 2.0 Flash, duke i dhënë atij aftësinë të analizojë video në YouTube dhe të ofrojë përmbledhje ose përgjigje për pyetje të lidhura me to. Kjo i bie që përdoruesit tani nuk do të kenë nevojë që të humbasin shumë kohë në videot e gjata të YouTube-it, sepse këtë do e bëjë Gemini dhe për përdoruesit do të ofrojë një përmbledhje të videove.
Të reja befasuese këtë javë, kemi edhe nga robotika, ku në Konferencën e fundit për Mësimin e Robotëve, u zbuluan mjete të reja për t’i bërë robotët me Inteligjencë Artificiale, por një ide e re e guximshme që po ndez debate, janë robotët shtatzënë. Ky koncept mund të duket si fantashkencë, por mund të jetë një mundësi e madhe. Imagjinoni një robot të krijuar për të mbajtur një fëmijë, që nga konceptimi deri në lindje! Për gratë që përballen me shtatzëni me rrezik të lartë, kjo shpikje mund t’ju ndryshojë jetën. Për të tjerët, mund të ofrojë lirinë për të balancuar karrierën, qëllimet personale dhe prindërimin. Kjo ide ka nxitur diskutime pro dhe kundër, në mbarë globin!