– Me 17 shkurt, të vitit 1991, ka lindur këngëtari Ed Sheeran. Për një kohë shumë të shkurtë, ai u bë një sensacion botëror më zërin dhe këngët e tij. Ishte pikërisht kënga ‘A- Team’, që i solli suksese të shumta këngëtarit, kur u publikua në vitin 2011. Ai ka fituar katër çmime ‘Grammy’ dhe shtatë të tjera ‘Brit Awards’.
– Në këtë datë, të vitit 2000, në Muzeun ‘Beatles Story’ në Angli, doli në një ankand piano e këngëtarit John Lennon, me të cilën ai kompozoi këngën ‘Imagine’.
– Me 17 shkurt, të vitit 1976, The Eagles lansuan hitet e tyre më të mëdha, një koleksion prej 10 këngësh. Për një kohë, ky album me hitet e tyre, është certifikuar si albumi më i shitur në historinë e Amerikës.