– Sot feston ditëlindjen këngëtari, kantautori, producenti dhe aktori amerikan The Weeknd. I lindur në Toronto, karrierën muzikore e filloi në vitin 2009. Ai ka nxjerrë hite, si “Can’t Feel My Face”, “The Hills”, “Call Out My Name” dhe “Save Your Tears”.
– Me 16 shkurt, të vitit 1997, këngëtari Michael Jackson kishte një surprizë për të gjithë. Ai e këndoi këngën ‘Elizabeth, I love You’, të cilën e kishte shkruar për aktoren Elizabeth Taylor. Ai e këndoi këtë këngë, në festën e ditëlindjes së 65-të, të aktores Taylor.
– Në këtë datë, të vitit 2011, Lady Gaga u bë pjesë e 100 këngëve më të mira në top listën muzikore Billboard, me hitin ‘Born This Way’. Ajo deklaroi se ky ishte nder i jashtëzakonshëm dhe se për të, ky ishte kulmi i karrierës së saj.