Nga inteligjenca artificiale e deri te hapësira, edhe këtë javë teknologjia na solli shumë zhvillime. OpenAI ka prezantuar GPT-6 Astra, modelin e saj më të avancuar të inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, modeli sjell përmirësime të rëndësishme në programim, shkencë, përdorimin e kompjuterit dhe zgjidhjen e detyrave komplekse.
Astra ka treguar gjithashtu rezultate të larta në sigurinë kibernetike, ndërsa synimi është që AI të kalojë nga dhënia e përgjigjeve te planifikimi dhe kryerja e detyrave të gjata në mënyrë më autonome.
Lajme teknologjike këtë javë kemi edhe nga hapësira, ku pas afro 50 vitesh në hapësirë, Voyager 1 po i afrohet fundit të misionit të tij historik. Sonda e NASA-s po përballet me rënien graduale të energjisë, ndaj inxhinierët po çaktivizojnë pajisjet që nuk janë më të domosdoshme. Pavarësisht kësaj, NASA vlerëson se Voyager 1, mund të vazhdojë të komunikojë me Tokën deri nga mesi i viteve 2030.
Në fushën e transportit të qëndrueshëm, një hulumtim i studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë sugjeron se makinat elektrike mund të jenë më pak ndotëse se ato me benzinë gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor. Analiza e më shumë se 400 modeleve tregoi se, në 92 për qind të rasteve, kalimi nga benzina në energji elektrike uli emetimet me rreth 58 për qind gjatë një periudhe 16-vjeçare.







