– Më 12 shtator të vitit 1989, Aerosmith publikuan studio albumin e tyre të dhjetë, të titulluar ‘Pump’. Albumi përmbante hitet “Janie’s Got a Gun” dhe “Love in an Elevator”.
– Në këtë datë, por të vitit 1975, Pink Floyd publikuan studio albumin e tyre të nëntë, të titulluar “Wish You Were Here”, i cilësuar si një ndër albumet e tyre më të mira të të gjitha kohërave.
– Në këtë datë, të vitit 2011, këngëtari Ed Sheeran studio publikoi albumin e tij të titulluar ‘+’ (Plus), me të cilin arriti majat e top-listave britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, në moshën 71-vjeçare, ndërroi jetë këngëtari dhe aktori i famshëm Johnny Cash. Ai ishte i njohur për kombinimet e tij të zhanreve country, rock and roll, blues dhe gospel. Këngët e tij më të njohura ishin “Folsom Prison Blues”, “I Walk the Line”, “Man in Black” dhe shumë të tjera.







