– Më 13 shtator të vitit 1993, ka lindur këngëtarja Alice Florence Clarissa Merton, e njohur në skenë me emrin Alice Merton. Ajo u bë e famshme me hitin e titulluar ‘No Roots’.
– Në këtë datë, por të vitit 2009, reperi Kanye West, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Music Awards’, doli në skenë dhe ndërpreu fjalimin e këngëtares Taylor Swift. Aty këngëtarja Swift kishte dalë në skenë për të mbajtur fjalimin me rastin e pranimit të çmimit për ‘Artisten më të Mirë të Vitit’, për të cilin Kanye West shprehu kundërshtimin e tij. Me këtë rast Kanye u kritikua shumë, pasi që ai në skenë kishte dalë vetëm për t’ia dorëzuar çmimin këngëtares e jo për të dhënë vlerësime.
– Më 13 shtator të vitit 2013, këngëtari irlandez Hozier (Andrew John Hozier-Byrne) publikoi këngën e titulluar “Take Me to Church”, e cila ishte pjesë e albumit të tij të parë. Kënga u bë një hit masiv në mbarë botën dhe u certifikua me vlerësimin multi-platinum në disa shtete, përfshirë SHBA-në, Anglinë dhe Kanadanë.







