Përmbledhjen javore e fillojmë me kompaninë Meta, e cila ka rritur përpjekjet e saja për integrimin e Inteligjencës Artificiale, e në një raport të fundit të publikuar nga New York Times, pretendohet se gjiganti teknologjik do të integrojë AI në syzet inteligjente Ray-Ban. Syzet përfshijnë mikrofon dhe kamerë, por gjithashtu mund të shkrepin edhe fotografi, video dhe të luajnë muzikë, e për më tepër, ato do të jenë të afta edhe të përkthejnë. Për momentin ky funksion ndodhet në fazë testuese, por thuhet se do shpërndahet muajin e ardhshëm.
Të reja këtë javë kemi edhe nga aplikacioni TikTok. Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED), po heton aplikacionin për shkeljen e dyshuar të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave të përdoruesve. Kujtojmë që Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të miratuar një projektligj që i jepte kompanisë kineze “ByteDance”, pronarit të TikTokut, rreth gjashtë muaj kohë për t’i shitur asetet e aplikacionit në SHBA tek një pronar tjetër. Ndryshe aplikacioni kërcënohet me ndalim në SHBA.