Çdo vit me datën 7 prill, shënohet ‘Dita Botërore e Shëndetit’ dhe festohet pikërisht në përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Një nga aspektet kryesore të shënimit të ‘Ditës Botërore të Shëndetit’, është ndërgjegjësimi për masat parandaluese dhe promovimi i një stili jetese të shëndetshme. Edukimi për ushqimin e duhur, aktiviteti i rregullt fizik dhe ruajtja e mirëqenies mendore, janë thelbësore për të promovuar shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet.
‘Dita Botërore e Shëndetit’ ofron një mundësi për të shqyrtuar rolin e shoqërisë në krijimin e kushteve të shëndetshme të jetesës për të gjithë.