Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me dajën në treg të një telefoni të ri. Tipi i telefonit ‘Google Pixel 10 Pro Fold’, do të debutojë më 20 gusht dhe pritet të sjell disa përmirësime krahasuar me modelin e mëparshëm. Pajisja do të ketë një ekran të jashtëm 6.4 inç, do të ketë kamerën kryesore 48 MP, 10.5 MP ultra e gjerë dhe 10.8 MP telefoto me 5x zmadhim optik si dhe dy kamera selfie. Telefoni fuqizohet nga një procesor Tensor G5, me 16 GB RAM dhe deri në 1 TB hapësirë ruajtjeje. Bateria ka kapacitet 5,015 mAh dhe telefoni ka rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.
Të reja këtë javë kemi edhe nge OpenAI. Kompania në fjalë është duke përgatitur lansimin e një shfletuesi të ri të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, që synon të sjell revolucion në mënyrën e shfletimit në internet. Ndryshe nga shfletuesit klasikë, ai integron ndërfaqe të ngjashme me ChatGPT. Kur jemi tek inteligjenca artificiale Netflix ka përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale gjenerative për efektet vizuale në serialin “The Eternauts”, duke e përfunduar një skenë katastrofe 10 herë më shpejt dhe më pak të kushtueshme financiarisht sesa kur përdoret me teknologjitë tradicionale. Kjo po shënon një hap të rëndësishëm në përdorimin e AI, në prodhimin filmik.







