– Më 27 korrik, të vitit 2002, këngëtarja Mariah Carey publikoi singlin “Through the Rain”, një rikthim emocional pas vështirësive personale dhe profesionale.
– Më 27 korrik, të vitit 2012, grupi The Beatles u kthyen sërish në Top 40-shin e tabelës së albumeve më të dëgjuara në SHBA, në Billboard me përmbledhjen ekskluzive të iTunes, “Tomorrow Never Knows”. Seti përfshinte 14 këngë klasike të grupit dhe shënoi herën e parë që The Beatles publikuan një album ekskluzivisht për iTunes, i cili nuk ishte publikuar kurrë më parë.
– Në këtë datë, por të vitit 1987, kënga “Never Gonna Give You Up”, e Rick Astley zuri vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përveç këtij suksesi, kënga në fjalë vazhdoi të transmetohej edhe në bare, kafene e festa të ndryshme.
– Më 27 korrik, të vitit 1981, këngëtarja Stevie Nicks, publikoi albumin e saj të parë, të titulluar, “Bella Donna”.







