Në kulturën shqiptare, familja ka një rol thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ku jo vetëm prindërit, por edhe anëtarët e tjerë të ngushtë të familjes, si tezja dhe halla janë gjithashtu të rëndësishme. Këto figura kanë një ndikim të veçantë dhe shpesh të pazëvendësueshëm në jetën emocionale dhe sociale të një fëmije.
Andaj, për të vlerësuar rëndësinë e tyre në jetën e fëmijëve, sot shënohet ‘Dita Botërore e Tezeve dhe Hallave’.
Tezja dhe halla shpesh janë burim dashurie e pakushtëzuar. Duke qenë motrat e nënës apo babait, ato krijojnë një lidhje natyrale e të ngrohtë me fëmijët. Shpesh ato janë personat të cilëve fëmijët u hapen për gjëra që mund të mos i diskutojnë me prindërit, duke ofruar një mbështetje emocionale të rëndësishme.
Në shumë raste, tezja apo halla janë ato që kujdesen për fëmijët kur prindërit janë në punë apo të zënë. Ato marrin pjesë në rritjen e përditshme të fëmijëve, nga kujdesi për ushqimin deri tek ndihma me mësimet. Prania e tyre e bën rrjetin familjar më të fortë dhe më të qëndrueshëm.
Në një shoqëri ku lidhjet familjare janë thelbësore, roli i tyre duhet të vlerësohet dhe të mbështetet si pjesë e pandashme e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.







