Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me dy rivalët kryesor të produkteve teknologjike, Samsung dhe Apple.
Samsung Electronics ka prezantuar Galaxy Tab S10 Ultra dhe Galaxy Tab S10+, tabletët e parë Samsung të ndërtuar duke pasur në thelb Inteligjencën Artificiale. Përmirësimet e performancës për Galaxy Tab S10 Ultra, përfshijnë një rritje prej 18% në njësi qendrore përpunimi – apo njohur ndryshe si CPU si dhe 28% rritje në njësinë e grafikes – GPU. Seria Galaxy Tab S10 vepron gjithashtu si një pajisje AI në shtëpi, me një pamje 3D të hartës, që ofron një pasqyrë vizuale të shtëpisë dhe të gjitha pajisjeve të lidhura për të thjeshtuar menaxhimin e pajisjes në ekosistemin SmartThings.
Ndërkohë Apple teksa është e stërngarkuar me shitjet e serisë 16, në pranverën e vitit 2025 do të vendos në treg modelin e ri iPhone SE 4, që do të jetë përditësimi i parë i modelit iPhone SE, në tre vjet dhe duket se do të jetë ndryshimi më i madh për këtë linjë të telefonit që kur u prezantua. Çmimi i pritur për iPhone SE 4 duket të jetë rreth 499 dollarë, që është afërsisht 447euro për çka krahasuar me telefonat tjerë të viteve të fundit, patjetër që përbënë një diferencë goxha të madhe.
Të reja këtë javë kemi edhe nga makinat fluturuese. Kompania kaliforniane Alef Aeronautics ka njoftuar se së shpejti do të nisë prodhimin e veturës së parë fluturuese. Alef në fillim të këtij viti prezantoi veturën fluturuese ‘Alef Model A’ dhe tani ata kanë njoftuar se kanë marrë më shumë se 3.200 porosi, që është një numë shumë i madh, duke marrë parasysh që modeli kushton rreth 300.000 dollarë. Bëhet fjalë për një veturë me dy ulëse që në modalitetin rrugor funksionon si një veturë elektrike, e pajisur me katër motorë elektrikë. Sipas njoftimeve të prodhuesit, vetura duhet të përshkojë deri në 320 kilometra në rrugë dhe deri në 180 kilometra në ajër.







