– Më 6 tetor, të vitit 1990, diva e muzikës botërore Whitney Houston publikoi albumin e saj të tretë “I’m Your Baby Tonight”. Një vit më vonë, Houston u shpërblye me çmimin “Albumi më i mirë i vitit” nga Billboard.
– Me 6 tetor, të vitit 2002, Mick Jagger, anëtarë i grupit The Rolling Stones, i dhuroi 100.000 funte, shkollës që ai e ndoqi dikur në Dartford, të Anglisë, për instrumente muzikore.
– Me datën 6 tetor, të vitit 2020, udhëheqësi i grupit Van Halen, kitaristi Eddie Van Halen, i njohur gjerësisht si një nga kitaristët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë, ndërroi jetë nga kanceri në fyt, në moshën 65-vjeçare.
– Në këtë datë, të vitit 2016, kompleksi i këngëtarit Prince, ‘Paisley Park’ u hap për publikun.







