Përmbledhjen javore në fushën e teknologjisë, këtë herë e fillojmë me kompaninë Microsoft, e cila aktualisht është e fokusuar në inteligjencën artificiale. Javën që vjen, më saktësisht më 16 mars, kompania do të organizojë ngjarjen “Future of Work with AI”, ku do të shpalosë synimet që ka për zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Po me inteligjencën artificiale është duke u preokupuar edhe kompania Google. Derisa pritet që gjigandi të prezantojë 20 produkte nga inteligjenca artificiale, në ngjarjen vjetore do të shpalosë planet për avancimin që po e bënë Google, drejt qëllimit të saj për të ndërtuar një model të gjuhës së inteligjencës artificiale që mbështetë 1.000 gjuhë të ndryshme.
Në përmbledhjen javore e kemi edhe Snapchat-in, i cili javën që po e lëmë pas, njoftoi se çdo muaj po largon dhjetëra fëmijë në Britani, nga platforma e tyre. Kujtojmë që me rregullore të re, Snapchat, kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç e lartë. Këto kufizime synojnë të mbrojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve të vegjël.