– Më 11 mars, të vitit 2008, fëmijët binjakë të çiftit Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, Maximilian David dhe Emme Maribel, bënë paraqitjen e tyre të parë publike për revistën “People”. Fotografia ekskluzive e tyre ishte shitur për 6 milionë dollar, duke u shndërruar në fotografinë më të shtrenjtë të fëmijëve të shitur për ballina ndonjëherë.
– Më 11 mars, të vitit 1967, producenti Dick James, kishte njoftuar se ishin incizuar 446 versione të ndryshme të këngës “Yesterday”, këngë kjo e interpretuar nga bendi The Beatles.
– Në këtë datë, të vitit 1968, kënga “Sittin on the dock of the bay’ e këngëtarit Otis Redding, u radhit në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA, tre muaj pas vdekjes së këngëtarit. Ai kishte ndërruar jetë në në një aksident me aeroplan. Ai u bë këngëtari i parë që kryesonte top listat muzikore, post-mortem (pas vdekjes).
– Në po këtë datë, të vitit 1991, rock bendi Pearl Jam, filluan incizimin e albumit të tyre debutues “Ten”, në Londër.