Disa probleme shtëpiake rregullohen shpejtë dhe nuk kanë nevojë për intervenimin e një profesionisti, disa të tjera, mund të duken të lehta për tu rregulluar, por shpejt mund të kalojnë në një makth. Prandaj hidraulikët profesionistë, që punojnë në sistemin e tubave, rezervuarëve, pajisjeve dhe aparateve të tjera të nevojshme për furnizimin me ujë, ngrohjen dhe kanalizimet në një ndërtesë, etj. janë të nevojshëm në jetën tonë dhe pikërisht sot (11.03.23), në ‘Ditën Botërore të Hidraulikës’, njihet roli i rëndësishëm i tyre, për shëndetin dhe komoditetin shoqëror.
Shumë gjëra në jetë, i marrim si të mirëqena, si ujin e pijshëm dhe të pastër, tualetet dhe dushet, përderisa mbi një miliard njerëz në botë, nuk kanë qasje në furnizime të sigurta me ujë dhe në kanalizime si dhe miliona njerëz vdesin çdo vit, nga sëmundjet që lidhen me ujin e pastër.