Përmbledhjen e të rejave nga teknologjia, këtë javë e fillojmë me atë që ka ‘trazuar’ rrjetin këtë javë. Elon Musk, ka hapur një sondazh në profilin e tij në Twitter dhe aty ka pyetur ndjekësit e këtij rrjeti, nëse ai duhet ose jo të vazhdonte të ishte në krye të këtij rrjeti social. Me një pjesëmarrje milionëshe, njerëzit kanë vendosur me votën e tyre, që Elon Musk, mos të jetë më në krye të Twitter-it. Mbi 17 milionë njerëz votuan në sondazh, ku mbi 10 milionë përdorues të Twitter, votuan PRO largimit të Musk-ut nga drejtimi i këtij rrjeti.
Po javën që po e lëmë pas, kemi pasur një lëvizje nga platforma më rivale e Twitter-it. Fjala është për platformën Mastodon, atë që të gjithë po shikojnë si alternativë e Twitter. Në të njëjtën platformë, javën që po e lëmë pas, numri i përdoruesve u rrit nga 300 mijë, sa kishte në muajin tetor, në 2.5 milionë.
Po javën që po e lëmë pas, patëm edhe një rekord tjetër. Tash e disa vite e mbarë bota e di që fotografia më e pëlqyer në Instagram është një vezë, mirëpo nga java e shkuar e njëjta e ka humbur epitetit e më të pëlqyerës. Është Lionel Messi, i cili përveç se theu një numër rekordesh në fushë, ka thyer edhe rekordin për foton më të pëlqyer në Instagram.