Përmbledhjen javore të teknologjisë, e fillojmë me një lajm interesant nga kompania Apple. Është iPhone-i i gjeneratës së parë, që doli në ankand dhe arriti që të shitet për hiç më pak se 40 mijë dollarë, gjersa oferta nisi me 2.500 dollarë. Kur jemi Apple, duke filluar nga dita e hënë e datës 24 tetor, do të lansohet iPadOS 16.
Një lajm interesant këtë javë na vjen për telefonat mobil. Rreth 5.3 miliardë telefona celularë përfundojnë në mbeturina përgjatë një viti. Kjo vjen pas një sondazhi të kryer nga organizata Weee Forum, e cila ka analizuar të dhënat nga rreth 9.000 familje, në 6 vende, si në Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretëri të Bashkuar.
Këtë javë kuptuam se edhe faqja Booking.com, mund të përballet me gjyq. Është mbikëqyrësi spanjoll i konkurrencës, që ka nisur një hetim ndaj faqes holandeze të rezervimit të hoteleve Booking.com, mbi praktikat e mundshme keqpërdoruese të konkurrencës që prekin hotelet dhe agjencitë rivale të udhëtimit. Rregullatori, i njohur CNMC, ka thënë se procedurat nisën pas dy ankesave të paraqitura nga Shoqata Spanjolle e Menaxherëve të Hoteleve (AEDH) dhe Shoqata e Biznesit të Hoteleve në Madrid.