Gjatë javës së ardhshme, në vend do të zhvillohen disa aktivitete nga fusha të ndryshme edukative, kulturore dhe sportive.
Me 28 tetor, nga ora 18:00, Klubi i Pingpongut ‘Priping’, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JetaVita, me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turneun e hapur, ‘PINK-PONG Breast Cancer Awareness’, për personat e prekur nga kjo sëmundje, në hapësirat e Pallatit të Rinisë.
Aktiviteti tjerët ka të bëjë me teknologjinë. Me 29 tetor, nga ora 10:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të mbahet konferenca e teknologjisë ‘Web and mobile development’, për të diskutuar mbi zhvillimet teknologjike. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes kësaj vegëze: https://devcon.dev/Registration
Me 29 tetor, nga ora 09:30, do të organizohet konferenca e parë vjetore mbi Inovacionin në Arsim, Mësimdhënie dhe Mësimnxënie, përmes TIK-ut, ku mund të marrin pjesë mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, profesionistët e TIK-ut apo teknologjisë, nxënësit, hulumtuesit nga të gjitha nivelet nga universitetet, shkollat e mesme dhe shkollat fillore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajoni i Ballkanit. Për t’u regjistruar për pjesëmarrje klikoni në këtë vegzë: https://events.shpik.org/…/konferenca-vjetore…/